Gjykata Themelore në Pejë, ka vendosur masën e paraburgimit për një person që dyshohet se ka falsifikuan dokumente të testit për virusin Covid-19.
Sipas njoftimit i dyshuari së bashku me dy persona të tjerë, në bashkëkryerje në një agjencion turistik, duke përdorur pajisje kompjuterike përpilojnë dokument të falsifikuar dhe atë rezultatet nga testet laboratorike lidhur me virusin COVID-19.
Sipas njoftimit, të pandehurit punojnë në agjencinë turistike dhe ofrojnë shërbime udhëtimi me rastin e paraqitjes së klientëve për blerje të biletave për udhëtim jashtë vendit, këtyre të fundit u kanë propozuar pajisjen me rezultat nga testi PCR për COVID-19 i cili dëshmon për praninë e virusit në trup dhe për këtë kanë përpiluar vetë pa asnjë lloj autorizimi dokumentin e falsifikuar në emër të një laboratori në Pejë, për çka më pas është konfirmuar nga vetë laboratori se dokumentet me rezultatet e tilla nuk janë të lëshuara nga ky laborator.
“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.I dhe për të dy të pandehurit E.I dhe E.N ka caktuar masën alternative paraqitje në Stacion Policor, për shkak të dyshimit të bazuar se: Të pandehuri E.I dhe E.N: Më parë në kohë panjohur, e gjer me datë 21.01.2021, në agjencinë turistike, në Pejë, në bashkëkryerje, duke përdorur pajisje kompjuterike përpilojnë dokument të falsifikuar dhe atë rezultatet nga testet laboratorike lidhur me virusin COVID-19, në atë mënyrë që, pasi të pandehurit punojnë në agjencinë turistike dhe ofrojnë shërbime udhëtimi me rastin e paraqitjes së klientëve për blerje të biletave për udhëtim jashtë vendit, këtyre të fundit u kanë propozuar pajisjen me rezultat nga testi PCR për COVID-19 i cili dëshmon për praninë e virusit në trup dhe për këtë kanë përpiluar vetë pa asnjë lloj autorizimi dokumentin e falsifikuar në emër të një laboratori në Pejë, për çka më pas është konfirmuar nga vetë laboratori se dokumentet me rezultatet e tilla nuk janë të lëshuara nga ky laborator”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Ndaj të dyshuarit është vendosur masa e paraburgimit për një muaj.
Për rastin në fjalë ka raportuar edhe policia e Kosovës.
“Pejë 27.01.2021 – 12:55. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë pasi që të njëjtit dyshohen se i kanë furnizuar qytetarët me dokumente të testit anti Covid 19. Njësiti relevante policore nga vendin e ngjarjes kanë konfiskuar: tre telefona mobil dhe dy shtëpiza të kompjuterit. Në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhej në njoftimin e policisë.