Klan Kosova këtë të premte ka transmetuar faljen e Fitër Bajramit direkt nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.
Mbulimi special i televizionit ka nisur që nga ora 05:00 dhe zgjati për rreth dy orë, teksa qindra besimtarë falën sabahun e pastaj edhe namazin e Bajramit.
Shikuesit e Klan Kosovës, mes tjerash, kanë mundur t’i ndjekin edhe ligjëratat nga hoxhallarët e Pejës dhe mysafirëve specialë në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” nga Bashkësia Islame e Pejës.
Ky program i Klan Kosovës për Fitër Bajram u hijeshua edhe më shumë me tekbire dhe ilahi nga ilahisti i njohur, Egzon Ibrahimi bashkë me grupin e tij.
Pamjet e faljes së Fitër Bajramit mund t’i shihni në një video të përmbledhur të cilën e gjeni më poshtë: