×
  • Lajme
  • Lajme

    Fakulteti Juridik i del në mbrojtje Tahirit pas incidentit me studenten

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka reaguar pas publikimit të incidentit mes Xhafer Tahirit dhe studentes së këtij fakulteti.

    “Sqarim publik në lidhje me video incidentin e raportuar sot gjatë zhvillimit të provimit në Fakultetin Juridik të UP-së

    Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, pas raportimit në rrjetet sociale dhe mediat elektronike të një incizimi (video), i cili ka ndodhur gjatë zhvillimit të provimit të vitit të parë, në lëndën “Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore”, sqaron si në vijim:

    Provimi në lëndën “Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore” është mbajtur sipas afatit të shpallur paraprakisht dhe për mbarëvajtjen e provimit janë kujdesur tre (3) anëtar të personelit akademik: Dr.sc Emine Avdyli, Prof. Dr. Flutura Tahiraj dhe Mr.Sc Xhafer Tahiri.

    Pas përfundimit të këtij provimit, në medie ka qarkulluar një video incident nga ky provim.

    Zyra e Dekanit të Fakultetit Juridik ka kontaktuar me dy profesoreshat e lartpërmendura dhe me Mr.sc.Xhafer Tahiri. Dr.sc Emine Avdyli dhe Prof. Dr. Flutura Tahiraj kanë konfirmuar që studentja e përfshirë në video incident ka kopjuar në provim, pastaj ka refuzuar të identifikohet dhe ka tentuar qe bashkë me testin të largohet nga salla. Pas kësaj, bartësit e lëndës Dr.sc. Emine Avdyli dhe Mr.sc.Xhafer Tahiri kanë tentuar ta ndalin studenten në fjalë për ta identifikuar me qëllim të zbatimit të masave dhe inicimit të procedurës disiplinore, siç parashihen me Statutin e UP-së.

    Po ashtu, dy profesoreshat Dr.sc Emine Avdyli dhe Prof. Dr. Flutura Tahiraj konfirmojnë se nuk ka pasur asnjë dhunë apo sjellje tjetër të ngjashme, siç është paraqitur në publik (rrjete sociale dhe portale). Andaj përtej këtyre pamjeve dhe videos së shfaqur, është konstatuar se provimi në lëndën në fjalë është mbajtur sipas standardeve që kërkohen.

    Fakulteti Juridik dhe personeli akademik i tij mbetën të përkushtuar të ndalojnë dukurinë e kopjimit dhe sjelljet e tjera negative të cilat janë shfaqur në provime dhe aktivitet tjera të studentëve. Për me tepër, është shqetësues fakti kur këto fenomene tentohet të pasqyrohen negativisht në raport me integritetin e personelit akademik të fakultetit.

    Me qëllim të parandalimit të dukurisë se kopjimit në provime, nga Fakulteti Juridik janë duke u ndërmarrë hapa konkret në muajt e fundit, e kjo edhe me qëllim që studentëve të përkushtuar t’u ofrohet një ambient objektiv i mësim-nxënies që mundëson një vlerësim dhe formim cilësor për juristët e rinj”, shkruan në reagimin e Fakultetit Juridik.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gazetarja e njohur kosovare, Albina Haliti, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të Komunës së Prishtinës....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot i është bashkuar stafit të ambasadës në ditën e vlerësimit për punonjësit lokalë. Ai tha se ata...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Johnatan Heagraves, iu është bashkuar sot një grupi të policëve të Kosovës, pasi ambasada ka...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar komunat e udhëhequra nga LDK “që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale”,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka takuar një delegacion të deputetëve nga Mbritania e Madhe. Në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka lansuar të premten masën për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Stano është shprehur se asociacioni është...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Pas një debati disa-ditor, ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci, ka vendosur t’i largojë nga përdorimi doracakët për edukatën seksuale për t’i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.