×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Faktet që nuk i dinit për bakllavanë e festave

    FrontOnline
    01 Janar 2025

    Dhjetorin mund ta quajmë pa frikë muajin e festave dhe gëzimeve familjare.

    Çdo vit nëpër shtëpitë tona vendosen zbukurimet dhe nis diskutimi i recetave që do të përgatiten gjatë darkës së ndërrimit të viteve.

    Ajo që nuk mungon asnjëherë është pikërisht bakllavaja e shijshme plot sherbet dhe arra.

    Kjo ëmbëlsirë ka me qindra vite që i përket traditës së kulinarisë të vendit tonë, por pavarësisht se jemi bërë ekspert në përgatitjen dhe shijimin e saj, ka disa fakte që nuk i kemi dëgjuar mëparë.

    Origjina e Bakllavasë

    A e dinit se bakllavaja është paraardhësja e strudelit të shijshëm me mollë dhe arra.

    Të dyja këto delikatesa janë krijuar nga ëmbëltoret turke duke përdorur petët krokante, shtresat e mbushura me arra të thërrmuara dhe shurupi i plotë.

    Petët e Famshme të Holla

    Ata që e kanë përgatitur këtë ëmbëlsirë e dinë rëndësinë e trashësisë së petës.

    Një këshillë që dëgjon sa herë diskutohen petët është se duhet të jenë aq transparente sat të lexohet gazeta përmes saj.

    Për këtë fakt kanë meritë gjyshet greke pasi i hapnin ‘të holla sa një gjethe’.

    Nga vetë kuptimi i fjalës së petëve në greqishten e vjetër, “gjethe”, vjen dhe kjo traditë që vazhdon të ndiqet në shumë vende.

    Në shumë vende të Ballkanit Perëndimor dhe Lindjes së Mesme në 17 Nëntor festohet dita e kësaj ëmbëlsire.

    Çdo qytet organizon një panair ku pjesmarrësit konkurojnë për shijen më të mirë të baklalvasë duke përgatitur recetën e trashëguar nga familja.

    Emri i Bakllavasë

    Edhe pse në shumë dokumenta historikë emri i kësaj ëmbëlsire mendohet të jetë nga turqishtja, pork a të dhëna që tregojnë për një origjinë mongole.

    Fjala ‘baklava’ vjen nga fjala mongole ‘të mbështjellësh” e cila lidhet me procesin e vjetër të përgatitjes së kësaj delikatese.

    Forma e Prerjes së Bakllavasë

    Siç e dimë edhe prerja e kësaj ëmbëlsire është një tjetër mjeshtëri.

    Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se forma e saj si një yll apo lule me rombe vjen nga Libani.

    Foto të recetave të vjetra të bakllavasë nga ky shtet tregojnë qartë prerjen me formën e diamntit, të cilat u përdorën edhe nga pastiçeritë turke.

    Varietetet e Bakllavasë Në Qytete

    Në Greqi, bakllavaja supozohet të përgatitet me 33 petë, pasi i referohen viteve të jetës së Krishtit, ndaj dhe përgatitet për Krishtlindje.

    Në Ballkan, ndryshe nga vendet e tjera, bakllavaja përgatitet me arra dhe sherbet me sheqer. Gjithashtu në po këto vende kjo ëmbëlsirë përgatitet edhe për festën e Ramazanit.

    Ndërkohë në Izrael, ëmbëlsira klasike merr një formë tjetër pasi përgatitet me fistikë, lajthi, bajame, gjalpë të sheqerosur, kanellë dhe shurup i kombinuar me lëkurë portokalli apo limoni./AgroWeb.org

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle17 Maj 2025
    Ajo që na tërheq diku në një moment të jetës sonë mund të ndryshojë lehtësisht me kalimin e kohës. Ndërsa shumë njerëz...
    Lifestyle16 Maj 2025
    DASHI Gjatë orëve të ardhshme do të jetë e rëndësishme ta sqaroni se çfarë dëshironi. Sa i përket punës, mund të lindin...
    Lifestyle15 Maj 2025
    Imagjino të dashurohesh me dikë që nuk harron kurrë ditëlindjen tënde, gjithmonë di çfarë të thotë dhe përshtatet në mënyrë të përkryer...
    Të tjera
    Lajme23 Maj 2025
    Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se gjatë manifestimit të sotëm të maturantëve serbë në Mitrovicën e Veriut, disa...
    Lajme23 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër. Atje, ajo u ftua nga homologia e saj zvicerane, Karin Keller-Sutter. Në një...
    Lajme23 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se kreu i VV-së, Albin Kurti, po zhvillon bisedime me kreun e Nismës, Fatmir...
    Lajme23 Maj 2025
    Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se vendimi i këtij institucioni për daljen në treg të hapur për biznese...
    Lajme23 Maj 2025
    Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti, po insiston në votim të fshehtë...
    Lajme23 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar rreth asistentëve personal të angazhuar nga deputetët. Cakolli në postimin e tij e ka lidhur këtë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.