×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    “Fajdexhinjtë” për 8 muaj fituan 7,3 milionë euro

    FrontOnline
    30 Shtator 2019

    Vetëm gjatë 8 muajve të parë të këtij viti Institucionet Mikrofinanciare në vend duke aplikuar norma astronomike interesi kanë arritur të krijojnë një profit të pastër neto prej hiç më pakë se 7,3 milionë euro.

    Ditë më parë Front Online ka raportuar se në çmimorën e publikuar në ueb faqen e Agjencisë për Financimin e Kosovës (AFK) thuhet se për 5000 deri në 10000 euro kredi për renovim në afat kthimi prej 2 deri në 36 muaj norma efektive e interesit është 28,72 % deri më 31,29 %.

    Po ashtu, sipas cmimores se publikuar normë e tille interesi deri në 31,29 % aplikohet edhe për  kredi për nevoja familjare. Gjithashtu për të marrë kredi për biznes në këtë Institucion Mikrofinanciar norma e interesit që këta aplikojnë është 18,39 % deri më 28,07 % .

    Por, në anën tjetër përfaqësues Shoqata e Institucioneve Mikrofinanciare mundohen ta mohojnë një gjë të tillë.

    Arsim Bruçaj nga Shoqata e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës thotë se normat e interesit në kreditë e vogla në të gjithë botën janë më të larta së sa normat që aplikojnë bankat. Një gjë e tillë mund të verifikohet me një kërkim apo hulumtim të thjeshtë.  “Në IMF-të e Kosovës, duke përjashtuar disa operator të rinj që kanë norma të larta, norma mesatare e aplikuar e interesit është rreth 20-22 %. Kjo informatë lehtësisht mund të verifikohet në raportet e BQK-së. IMF-të në pjesën më të madhe financohen nga huat që i marrin tek Institucionet Financiare Ndërkombëtare me interes prej 5-6%. Për më shumë, administrimi i kredive të vogla ka kosto të mëdha operative kurse 2-3 % është kredi që zakonisht nuk përformon apo humbet. Të gjitha IMF e mëdha janë të asocuara në AMIK janë certifikuar në standardin më të lartë ndërkombëtar të mbrojtjes së klientit “ka thënë ai. / Front Online /

    AFK – “AGJENCIONI I FAJDEVE TË KOSOVËS”

    Oferta e AFK-së: Kredi e gjelbër me normë interesi 28,72 %

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.