Raportohet se në Prizren janë arrestuar tre të dyshuar për veprën fajde, detyrim dhe kanosje.
Gjatë bastisjes në banesën dhe veturën e njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: një dokument marrëveshje për shitblerje të veturës, një kontratë për shitblerje të veturës, dy fletë-dëshmi për tërheqje parash nga dy institucione mikro-financiare, një dëftesë e zyrës këmbimore etj.
Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Front Online