×
  • Lajme
  • Lajme

    Fahrije Hoti çon në Athinë rrëfimin historik frymëzues të grave të Krushës

    FrontOnline
    07 Prill 2025

    Një bashkëbisedim i jashtëzakonshëm me zonjën Fahrije Hoti, iu është ofruar audiencës greke për të njohur historinë e saj frymëzuese të ringritjes pas luftës dhe suksesin e saj në biznes.

    Në një ngjarje të mbushur me pyetje nga publiku, Hoti ndau rrugëtimin e saj që ka nisur nga zero pas luftës në Kosovë, kur ajo bashkoi gratë dhe vajzat e Krushës dhe themeloi një nga bizneset më të suksesshme të Kosovës – fabrikën e grave të Krushës, transmeton klankosova.tv.

    Ajo tregoi se, pas një të kaluare të dhimbshme, ka arritur të kthehet në një shembull të forcës dhe qëndrueshmërisë, duke u përqendruar në të ardhmen dhe mundësitë që ajo ofron për gratë dhe për të gjithë Kosovën.

    Gjatë ngjarjes, ajo foli për rëndësinë e pasurimit të mundësive për gratë dhe ndihmën që biznesi i saj ka ofruar në zhvillimin e komunitetit.

    Pjesëmarrësit, përfshirë diplomatë, artistë dhe anëtarë të komunitetit grek dhe shqiptar, gjithashtu patën mundësinë të shohin filmin HIVE, i cili i dedikohet jetës dhe punës së palodhshme të Fahrije Hotit.

    Ky bashkëbisedim u mundësua nga bashkëpunimi i Zyrës së Kosovës në Athinë dhe Universitetit Webster në Athinë.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Prill 2025
    Një muaj paraburgim i është caktuar një të mituri që dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”. Vendimi është marrë...
    Lajme29 Prill 2025
    Inspektorati për Trashëgimi ka dalë në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, ku ka vendosur shiritat dhe ka ndërprerë punimet e Komunës. Të...
    Lajme29 Prill 2025
    Njohësi i fushës së shëndetësisë, Bujar Vitija, për Front Online  ka thënë se nuk do të duhej që QKUK të udhëhiqej me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    (Rradio Evropa e Lirë) – Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ia ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim njërën nga dy marrëveshjet...
    Lajme29 Prill 2025
    Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës, Mursel Zymberi për Front Online ka dhënë kritika ndaj praktikës së emërimeve të zyrtarëve...
    Lajme29 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se sot është prezantuar diga e cila do ndërtohet...
    Lajme29 Prill 2025
    Serbët në veri të Kosovës nuk do të preken nga shtrenjtimi i rrymës. ZRRE-ja e konfirmoi këtë të hënën në një përgjigje...
    Lajme29 Prill 2025
    Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim në lidhje me Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore që ishte dërguar nga Avokati i Popullit për...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Një konflikt mes disa personave është regjistruar pasditen e sotme në ambientet e një zyre elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), në rrugën...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.