×
  • Sport
  • Sport

    Fabrizio Romano zbulon emrin e lojtarit të cilin Chelsea dëshiron ta transferojë gjatë janarit

    FrontOnline
    12 Nëntor 2024

    Chelsea ka qenë një ndër ekipet më aktive gjatë afatit kalimtar në vitet e fundit dhe duke se ata do të bëjnë sërish një lëvizje gjatë janarit, pasi Fabrizio Romano ka zbuluar lojtarin me të cilin duan të nënshkruajnë.

    Enzo Maresca u emërua në krye të klubit gjatë verës pas një sezoni fantastik me Leicester Cityn aty ku siguroi promovimin e tyre në Ligën Premier.

    Deri më tani këtë sezon, ekipi i Marescas renditet në pozitën e tretë në Ligën Premier me nëntë pikë mbrapa liderit Liverpoolit, por me pikë të barabarta me Arsenalin.

    Vetëm gjatë afatit kalimtar veror, jo më pak se 11 lojtarë u transferuan në ‘Stamford Bridge’.

    Omari Kellyman, Tosin Adarabioyo, Marc Guiu, Kiernan Deësbury-Hall, Renato Veiga, Caleb Ëiley, Filip Jorgensen, Aaron Anselmino, Neto dhe Joao Felix u transferuan, teksa Jadon Sancho erdhi si huazim nga Man United.

    Ani pse Chelsea ka shumë lojtarë në dispozicion, duket se klubi po shikon të bëjë përforcime të tjera dhe sipas Romanos, mbrojtja është një pozitë të cilën po synojnë ta përmirësojnë.

    Tomas Araujo i Benficas thuhet se është një lojtar të cilin e duan drejtuesit e klubit dhe ata tashmë po vlerësojnë mundësinë për të bërë një ofertë për lojtarin ose në janar ose gjatë verës.

    22-vjeçari i cili ka kaluar nëpër grupmoshat e klubit portugez ka shënuar një gol në 36 ndeshje në të gjitha garat për Benfican, që prej se debutoi me ta në dhjetor të vitit 2021.

    Sidoqoftë, Araujo është nën kontratë deri në verën e vitit 2028 siç qëndrojnë gjërat, pasi së fundmi ai kishte nënshkruar një kontratë të re në vitin 2023./Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Sport22 Nëntor 2024
    Kosova e ka mësuar sot kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve për promovim në Ligën B. Në Nyon të Zvicrës u...
    Sport22 Nëntor 2024
    Përveç play-offit, sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti edhe për fazën e nokautit të Ligës A në Ligën e Kombeve....
    Lajme22 Nëntor 2024
    Boksieri Leonid Berisha është shpallur kampion i Zvicrës në kategorinë 80 kg.. Ky titull i tij vjen pas një viti përkushtimi e...
    Të tjera
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Zëdhënësi i...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në konferencën e sotme ka folur edhe për autostradën Prishtinë-Gjilan. Ai ka thënë...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Të mërkurën u publikua një vendim i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, përmes së cilit i ishte refuzuar ankesa Safet Demirit nga Medvegja...
    Sport22 Nëntor 2024
    Kosova e ka mësuar sot kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve për promovim në Ligën B. Në Nyon të Zvicrës u...
    Sport22 Nëntor 2024
    Përveç play-offit, sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti edhe për fazën e nokautit të Ligës A në Ligën e Kombeve....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.