Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabrizi, ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara të martën në kuadër të “Mini – Shengenit” përfaqësojnë një angazhim të madh politik në lidhje me reformat.
Ai për Radio Televizionin e Serbisë ka theksuar se BE do t’i ndihmojë ata me mbështetjen maksimale, që duhet të zbatohen në tre deri në katër vjet.
Marrëveshjet, siç theksoi zyrtari evropian në Beograd parashikojnë përmirësimin e lidhjeve, mospritjen në kufi, njohjen e diplomave, se ekziston mundësia e investimeve dhe se njerëzit nga një vend mund të punojnë në një tjetër./kk/