×
  • Lajme
  • Lajme

    Mangani ende prezent në ujin e pijes, IKSHPK: Vlerat janë duke rënë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2023

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), të shtunën përmes një konference për media kanë njoftuar se vlerat e manganit në ujin e pijes nga liqeni i Badocit, ende nuk i përmbushin standarde e parapara sipas udhëzimit administrati.

    Doktoresha Burbuqe Lushi, koordinatore e qendrës së ujit në IKSHPK, ka thënë se vlerat e manganit në ujin e pijes nga liqeni i Badocit janë duke rënë ditëve të fundit, por sipas saj ende nuk kanë rënë në vlerën të cilën është paraparë me udhëzim administrativë.

    Sipas saj, ky ujë nuk mund të përdoret për pije por ai mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër ditore, si për higjienë personale, higjienë të mjedisit e përgatitje të ushqimit.

    Ajo ka theksuar se uji nga resurset e liqenit Batllava si dhe uji nga  liqeni i Ujmanit i plotëson kriteret e parapara për ujin e pijshëm.

    “Analizat e fundit laboratorike ndonëse tregojnë një rënie të vlerave të manganit në ujin e liqenit gjithashtu edhe në rrjetin shpërndarës ende këto vlera nuk i përmbushin standarde e parapara sipas udhëzimit administrativ, cilësia e ujit të destinuar për konsum. Dëshirojmë të sigurojmë popullatën se IKSHPK në bashkëveprim me KRU Prishtina po bëjnë krejt atë që është në kompetencat e tyre dhe mundësit e tyre që këto vlera të ulen dhe të plotësoj kriteret e parapara sipas udhëzimit administrativ”, raporton Ekonomia Online.

    “Ngritja e vlerave të manganit faktikisht është një fenomen natyror që ndodh gjatë stinëve në resurset sipërfaqësore. Me qëllim të informimit të drejt ju njoftoj se nga matjet e fundit laboratorike rezulton se në këto katër ditë të fundit vlerat e manganit janë me datën 7 vlera më e ulët ka qenë 0,19 miligram për litër ndërsa vlera më e lartë 0,40 miligram për litër. Me datën 8 sillej vlerat e manganit prej 0,19 deri 0,35 për litër. Me datën 9 nëntor , 0,17 deri 0,30 miligram për litër. Me datën 10, dje rezultat e fundit janë se vlera e manganit në rrejt sillej prej 00,58 deri 0,19 miligram për litër. Përkundër faktit se vlerat janë duke rënë paraparë se parë vlera e lejuar për përdorim të pijshëm është 00,5 dhe ende nuk është arritur. Ku ujë mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër ditore, higjienë personale, higjienë të mjedisit, përgatitje të ushqimit e të tjera. Njoftojmë popullatën se uji nga resurset e liqenit Batllava, si dhe uji nga fabrika në Shkabaj që merr ujin nga liqeni i Ujmanit i plotëson kriteret e parapara për ujin e pijëshëm”, tha ajo.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Helikopteri që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, rezulton i zhdukur. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se helikopteri me të cilin transportohej i...
    Lajme19 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.