×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Exit Poll i CNN: Demokracia dhe ekonomia, çështjet kryesore në mesin e votuesve amerikanë

    FrontOnline
    06 Nëntor 2024

    Gjendja e demokracisë dhe ekonomisë janë dy çështjet që kishin kryesisht në mendje votuesit, sipas rezultateve fillestare të exit poll-it të CNN në zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

    Më shumë se një e treta e shohin demokracinë çështjen e tyre kryesore, me rreth 3 në 10 që thonë ekonomia. Kjo pasohet nga aborti dhe imigrimi, me më pak se 5% që e shohin politikën e jashtme çështjen e tyre kryesore, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

    Të kesh mendim për një çështje është e rëndësishme, natyrisht, nuk nënkupton domosdoshmërish se dikush do të votojë vetëm mbi këtë bazë, por sondazhi për çështjet kryesore jep një kuptim se cilat shqetësime dhe tema të fushatës po rezonojnë më shumë me pjesë të ndryshme të elektoratit.

    Exit poll-i gjen një ndarje të mprehtë midis votuesve që mbështesin zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe atyre që mbështesin ish-presidentin Donald Trump. Një shumicë e gjerë e votuesve të Harris – pak më pak se 6 në 10 – e quajnë demokracinë çështjen e tyre kryesore, me rreth 20% që e quajnë abortin problemin e tyre kryesor. Rreth gjysma e votuesve të Trump e quajnë ekonominë çështjen e tyre kryesore, e ndjekur nga rreth 20% që e quajnë emigracionin problemin e tyre më të madh.

    Megjithatë, exit poll-et janë ende sondazhe, me marzhe për gabime – që do të thotë se ato janë më të dobishme kur trajtohen si vlerësime, sesa matje të sakta./Express/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    CNN ka nxjerrë projeksionit për disa shtete ku sipas tyre mund të fitojë Kamala Harris apo Donald Trump, transmeton Gazeta Express. Ish-presidenti...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Tashmë ka nisur numërimi i votave në disa shtete në zgjedhjet presidenciale amerikane. Për të fituar zgjedhjet, kandidati për president duhet të...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Donald Trump ka fituar Virxhinian Perëndimore, raporton Associated Press, ndërsa guvernatori republikan Jim Justice ka fituar vendin e tij në Senat. Trump...
    Të tjera
    Lajme06 Nëntor 2024
    Mimoza Ahmetaj, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), ka thënë se qasja amerikane në raport me Ballkanin Perëndimor do të mbetet e...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, ka shprehur besimin e tij se Kamala Harris, kandidate për presidente nga Partia Demokratike, do...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Rreth 46 për qind e votuesve kanë një mendim pozitiv për zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris, sipas rezultateve të para të anketës kombëtare...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Në orët e pasdites së djeshme, në Dortmund ka ndodhur një rast tragjik. Policia ka konfirmuar se një grua është therur për...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur zhgënjimin e tij për siç thotë ai humbjen e një mundësie të artë...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Gati tre të katërtat e votuesve në zgjedhjet presidenciale të së martës thonë se demokracia amerikane është nën kërcënim, sipas anketimeve paraprake...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.