×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Evropa vazhdon të jetë e kërcënuar nga terrori i xhihadistëve

    FrontOnline
    05 Nëntor 2020

    Kancelari austriak Sebastian Kurz pas sulmit të përgjakshëm në Vjenë u shpreh për një luftë mes civilizimit dhe barbarisë, që zë fill „prej urrejtjes ndaj mënyrës sonë të jetesës dhe demokracisë sonë”.

    Në rrethana të tilla është detyrë e politikës, që ta shpjegojë atë çfarë ka ndodhur dhe ta bëjë të kuptueshme për qytetarët. Sa më shumë të zbardhet sfondi i aktit, aq më shumë kjo do t’u ndihmojë autoriteteve të sigurisë për ta kuptuar kërcënimin e vazhdueshëm e konfuz të terrorit të motivuar nga xhihadistët në Europë.

    Fitore e pjesshme në luftën kundër terrorit

    Ndërsa javën e kaluar opinioni vazhdonte të ishte i shokuar prej atentatit në Nica, Europoli njoftoi për një fitore të pjesshme në luftën kundër terrorit: Policia spanjolle në veri të vendit mundi të shkatërrojë një celulë, që përgatiste sulme terroriste në emër të të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS). “Kjo celulë ishte shumë aktive online dhe përhapte propagandë xhihadiste, për të rekrutuar dhe indoktrinuar të rinj. (…) Ata paraqisnin të rinj si shembull në role të ndryshme në luftën xhihadiste”. Disa prej këtyre profileve dhe rrjeteve të komunikimit në platformat e mediave sociale kishin mbi 10.000 ndjekës.

    Në takimet reale të rinjtë anëtarësoheshin dhe më pas i stërvisnin fizikisht dhe mendërisht për akte terroriste në grupe sporti dhe përmes broshurave se si të përdornin thikat dhe armët e zjarrit. Policisë në Spanjë iu desh dy vjet për ta shpartalluar këtë rrjet.

    Europol: Europa në luftën kundër terrorit ndodhet para sfidash të reja

    Përshkrimi i këtij suksesi të pjesshëm të policisë tregon, se me çfarë duhet të luftojnë vendet europiane: “Europa aktualisht përballet më një formë të re djallëzore të terrorizmit ndërkombëtar. Ndryshimi i qartë i strategjisë së Shtetit Islamik me atentate në stilin e komandove të përqendrohen kryesisht në Europë dhe të lidhura këto me rritjen e numrit të luftëtarëve të huaj, tregon sfidën e re në BE”, shkruan Europoli në vlerësimin vjetor të situatës mbi rrezikun nga terrori në Europë.

    Lajmi i mirë ishte, se më 2019 numri i sulmeve ka pasur rënie të lehtë: 21 atentate të realizuara kundrejt 119 planeve për sulm të dekonspiruara, që kanë mundur të parandalohen prej autoriteteve. “Me këtë është rritur dukshëm numri i sulmeve të parandaluara”, shkruan Europoli. Më të „sukseshëm” kanë qenë sulmet e kryera nga individë të veçantë. Në rastin e sulmeve të parandaluara bëhej fjalë kryesisht për vepra të planifikuara brenda një rrjeti njerëzish. Autoritetet kanë mundur t’i identifikojnë në kohë grupet e xhihadistëve. Kundrejt të të ashtuquajturve „ujqit e vetmuar” autoritetet e kanë të vështirë të reagojnë.

    Xhihadizmi në Europë jeton dhe po zgjerohet

    Kërcënimi nga terrori në Europë ka rënie, por ai ekziston edhe më tej, thekson Thomas Renard nga Instituti Egmont në Bruksel. Grupi i dorasve sidoqoftë është bërë më difuz, sepse kryesisht ata janë individë, që veprojnë të vetmuar, edhe pse kanë kontakte me propagandën xhihadiste. “Ata janë trashëgimi e të ashtuquajturit Kalifat (në Siri dhe në Irak) e janë përgjegjës, që edhe pse është i ulët niveli i kërcënimit ata rregullisht vazhdojnë të ushtrojnë sulme”, thotë Thomas Renard.

    Edhe pas rënies së sundimit të IS në thelb propaganda ka mbetur e njëjtë: Ajo synon të yshtë “myslimanët e mirë” kundër “Perëndimit të degjeneruar dhe të pamoralshëm”, lëvdon luftën globale të Islamit kunder jo besimtarëve dhe nxit urrejtjen për veprat e Perëndimit kundër myslimanëve. Me këtë ata vazhdojnë të frymëzojnë për sulme terroriste, shpjegon Renard.

    Në Europë, sipas tij, ka gjithsej rreth 50.000 persona të lidhur me xhihadizmin që janë të njohur për autoritetet e sigurisë. Shumë prej tyre janë luftëtarë IS të kthyer dhe udhëtarë të zhgënjyer, që kanë dashur t’i bashkohen Shtetit Islamik dhe janë bllokuar në kufirin turko-sirian.

    Profili i dorasve dhe motivi i tyre janë të ndryshme në çdo atentat, gjë që ua vështirëson punën policisë dhe forcave të anti-terrorit. Dorasi në Vjenë ka qenë një „udhëtar i zhgënjyer”: “Të tillë duan të dëshmojnë veten, kanë kontakte në një rrjet të caktuar dhe janë përgjegjës për seri sulmesh”. Për këto lidhje konkrete me thelbin e lëvizjes flet edhe fakti, që i ashtuquajturi Shteti Islamik tani zyrtarisht e ka marrë përgjegjësinë për atentatin në Vjenë.

    Ndërsa në Nisë dorasi ka pasur më pak kontakte reale dhe me sa duket ka qenë i radikalizuar kryesisht në internet. Shumë prej këtyre atentatorëve mbeten „pa flamur”, kjo do të thotë që asnjë organizatë xhihadiste e njohur nuk merr përgjegjësi për ta. “Rrethi i personave kundër të cilëve ata luftojnë është i papërkufizuar dhe i vështirë të dallohet”, thotë Thomas Renard. Nga njëra anë ekziston një kërcënim i mëtejshëm dhe ai është më pak i parashikueshëm. Nga ana tjetër mesazhi xhihadist gradualisht po humbet efektin joshës, sepse nuk ka më një Kalifat real për ithtarët e tij.

    Çfarë duhet bërë?

    Eksperti i terrorit tërheq vëmendjen për të mos pasur reagime të ekzagjeruara politike, që mund të kenë efekt kundërproduktiv. Autoritetet e sigurisë duhet që t’i analizojnë gabimet e tyre dhe të nxjerrin mësime. Nga ana tjetër sot dihet, që bashkëpunimi mes policive, shkollave, burgjeve dhe shërbimeve sociale e vrojtimi online sjell rezultatet më të mira. Lipset një sistem paralajmërues për radikalizimin e të rinjve, sepse shumica e atyre që kryejnë sulmet janë nga mosha 18 deri në 25 vjeç.

    Sa i përket rrezikut të ndjekjes së shembullit nga të tjerë pasues, për këtë rol duhet të luajnë politika dhe mediat, thotë eksperti Alexander Rosenbach: Pikërisht sepse ka individë të radikalizuar, duhet që të mos i jepet hov flakës, por ajo të mbahet sa më e zbehtë të jetë e mundur. “Idetë dhe emrat e tyre duhet të prezantohen sa më pak të jetë e mundur, për të minimizuar shpërblimin për veprimet e tyre, sepse ata synojnë pikërisht publicitetin”.

    Dorasit në rrjetete xhihadiste gjejnë një bashkësi dhe një narrativë, që i jep kuptim jetës së tyre. Vendet europiane duhet që të diskutojnë për përjashtimin social dhe margjinalizimin dhe duhet të kuptojnë, se përse këto njerëz ndihen të përjashtuar. Margjinalizimi nxit idetë radikale. Debati nuk mund të zhvillohet vetëm në këndvështtrimin e sigurisë, thekson Alexander von Rosenbach. Lufta kundër terrorit xhihadist vazhdon qysh prej 20 vjetësh me intensitete të ndryshme. Ndërkohë duhet kuptuar, që „Terrorizmi është i pranishëm dhe mbetet këtu”./dw/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ekonomia e Shqipërisë vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik dhe gjatë vitit të...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK), ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës nga Amerikës Latine...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Në një vendbanim të Novi Sadit, sot pak pas orës 12:00 dyshohet se djali ka mbytur nënën e tij. Me të arritur...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Nerodimes, Shukri Buja, ditë më parë ka marrë konfirmimin se Prokuroria ka mbyllur të gjitha...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Republikës Çeke në kuadër të Ligës së...
    Lajme16 Nëntor 2024
    “Turneun e Ndryshimit” Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka mbajtur sot në Istog. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Istogu është...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë e vlefshme për raundin e pestë në UEFA Nations League. Para ndeshjes,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut Veton Elshani, pas arrestimit të Marko Dantiqit, për sulmin e ndodhur ndaj KFOR-it në 2023-tën...
    Sport16 Nëntor 2024
    Cristian Jura, gjyqtar rumun në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, ka ofruar një analizë mbi ngjarjet e ndeshjes së së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.