Ka mjaftuar një autogol i portierit të Arsenalit Brend Leno, për t’i dhënë një fitore të madhe Evertonin në “Emerate Stadium”.
Futbollistët e Carlo Anctelottit triumfuan me rezultat 0:1, dhe me këto tri pikë skuadra nga Liverpuli i afrohet garave europiane, derisa Arsenali vazhdon të mbetet në një pozitë aspak të lakmueshme sa i përket zonës europiane.
Evertoni pas 32 ndeshjeve ka 52 në pozitën e tetë në tabelë, ndërsa Arsenali është një pozitë me poshtë me 46 pikë dhe pothuaj pa asnjë gjasë për të siguruar një pozitë për garat evropiane.