Pas fitores së Kalush Orchestra në Turin, tradicionalisht festivali i këngës Eurovizion 2023, duhet të mbahej në Ukrainë. Por si shkak i pushtimit rus të vendit, konkursi nuk mund të zhvillohet në Ukrainë.
Anglia është vendi që do të mirëpresë Festivalin e Eurovision 2023, e pikërisht qyteti i Liverpoolit.
Kur është Eurovision 2023?
Tre shfaqjet e Eurovision Song Contest 2023 do të mbahen në:
Gjysmëfinalja 1: 9 maj 2023 Gjysmëfinalja 2: 11 maj 2023
Finalja e Madhe: 13 maj 2023
Liverpooli ka evoluar nga e kaluara e tij industriale për t’u bërë një nga qendrat kulturore më të lulëzuara dhe dinamike të Britanisë. Zona metropolitane e Liverpool-it është e pesta më e madhe në Mbretërinë e Bashkuar, me një popullsi prej 2.2 milionë banorësh dhe në vitin 2019 ishte qyteti i pestë më i vizituar në Mbretërinë e Bashkuar. Liverpooli ka një lidhje të madhe me botën e artit, veçanërisht me muzikën pasi është “shtëpia” e The Beatles.
Liverpool është një qytet i muzikës i UNESCO-s dhe zemra e komunitetit është ende klubi i futbollit, Liverpool FC Qyteti ishte Kryeqyteti Evropian i Kulturës në 2008 dhe ka më shumë galeri dhe muze se çdo qytet tjetër në Mbretërinë e Bashkuar, përveç Londrës: Muzeu i Liverpool-it, Planetariumi i Portit Hapësinor, Tate Liverpool, për të përmendur disa.
Qyteti ka një rrjet efikas të transportit publik dhe Aeroporti John Lennon i Liverpool -it është i lidhur me destinacione të shumta ndërkombëtare.