Ukraina nuk do të presë Eurovisionin e vitit të ardhshëm pavarësisht se fitoi konkursin e vitit 2022.
Kishte shpresa se Kievi do të ishte mikpritës i ngjarjes shumëngjyrëshe, veçanërisht si një shfaqje e solidaritetit evropian me popullin e Ukrainës.
Por Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) tha se bordi drejtues i konkursit ka marr vendim “me keqardhje të thellë” se nuk kjo nuk është e realizueshme, transmeton klankosova.
Sipas rregullave, organizatorët tani do të hyjnë në diskutime për të pritur ngjarjen në Angli.