×
  • Lajme
  • Lajme

    Europa po mbyllet, Kosova lehtëson masat

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për heqjen e orës policore e për lehtësimin e disa masave tjera. Ndërsa, shtete të cilat kanë vaksinuar një pjesë të popullsisë kundër këtij virusi, po mbyllin kufijtë që menaxhimi i pandemisë të mos u dal nga duart.

    Në kohën kur shumë shtete po mbyllin kufijtë e po ashpërsojnë masat mbrojtëse ndaj virusit SARS CoV-2, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të lehtësojë masat mbrojtëse ndaj këtij virusi.

    Me vendim të qeverisë po ashtu do të ndërpritet mësimi online, derisa studentët do t’i kthehen ligjëratave në fakultet.

    “Me këtë vendim, për komunat të cilat janë në zonat e kuqe, është hequr ora policore, pra nuk do të ketë më kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Studentët do të vazhdojnë ligjëratat në objektet e fakulteteve, me prani fizike dhe jo online. Ndërsa, të gjithë operatorëve ekonomik në komunat që janë në zonën e kuqe, do t’iu lejohet të punojnë deri në ora 22:00”, është bërë e ditur nga Qeveria e Kosovës.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar kryetar i këtij bordi, Lul Raka, i cili ka thënë se asnjë anëtarë i bordit nuk është konsultuar për lehtësimin e masave, derisa është deklaruar kundër këtij vendimi.

    Vendimi për lehtësimin e masave është konsideruar politik, skandaloz e i rrezikshëm nga njohës të shëndetësisë.

    Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë për Express se me lehtësimin e masave Qeveria po e rrezikon shëndetin e qytetarëve.

    Ai ka thënë se ky vendim është shumë i turpshëm dhe politikë.

    “Është skandaloze e turpshme dhe shumë politike. Po rrezikojnë shëndetin e popullatës për një grusht të votave. Kjo është skandaloze dhe antikushtetuese”, ka theksuar ai.

    Syla ka thënë se lehtësimi i masave po bëhet përkundër që vendi nuk është furnizuar ende me vaksina, derisa edhe varianti i ri i COVID-19 është prezent.

    “Kjo po bëhet me një kohë kur nuk kanë qenë të aftë ta sigurojnë asnjë vaksinë, kur trajtimet janë të shtrenjta dhe numri i pacientëve do të rritet, në një kohë kur varianti i ri është prezent, e në një kohë kur vijnë qytetarët nga jashtë që të votojnë. Kjo sipas meje është skandaloze”, ka deklaruar ai.

    Syla ka kërkuar nga ekspertët shëndetësorë që të distancohen nga veprime të tilla.

    Ndërsa, ish-anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga radhët e Vetëvendosjes, Fitim Uka ka thënë se Qeveria nga fillimi ka marrë vendime pa u konsultuar me ekspertë të shëndetësisë.

    Ai ka thënë se dyshon që gjendja me pandeminë do të përmirësohet duke u bazuar në vendimet që janë marrë deri tani.

    “Kjo qeveri nga fillimi të gjitha vendimet i ka marrë pa asnjë konsultim me ekspertët. Nuk janë konsultuar për gjendjen dhe dyshoj në vendimet që i kanë marrë”, ka deklaruar ai.

    Derisa Qeveria lehtësoi masat kundër koronavirusit, 63 mijë e 433 persona deri tani janë regjistruar si të infektuar me COVID-19, ndërsa 1 mijë e 534 persona kanë vdekur si pasojë e tij.

    Ndonëse vaksina është konsideruar si shumë e rëndësishme në parandalimin e përhapjes së këtij virusi, Kosova ende nuk ka marrë asnjë dozë të furnizimit me të.

    Evropa mbyllë kufijtë

    Për dallim nga vendi, shumë shtete tjera kanë ashpërsuar masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

    Franca në fund të muajit janar të këtij viti ka vendosur kufizime të reja në kufi, derisa të gjitha udhëtimet, me përjashtim të atyre të domosdoshme, nga jashtë BE’së, janë ndaluar.

    Gjermania ka pezulluar udhëtimet me 5 vende, në të cilat janë zbuluar raste me variantet e reja të koronavirusit, me Brazilin, Afrikë e Jugut, Irlandën, Britaninë e Madhe dhe Portugalinë.

    Ndërsa, ‘Lockdown’-i i cili ishte vendosur deri në muajin shkurt, është shtyrë deri në muajin mars në Gjermani.

    Republika Çeke ka vendosur kufizime për udhëtarët që mund të hyjnë në vend si masë për të frenuar variantet e reja.

    Portugalia ka ndaluar udhëtimet jo-esenciale jashtë shtetit përmes ajrit, tokës ose detit për qytetarët e saj për dy javë.

    Ndërsa, Belgjika ka ndaluar daljet jo-esenciale nga vendi deri më 1 mars.

    Edhe shtete tjera kanë marrë masa më të ashpra kufizuese për të frenuar përhapjen e koronavirusit

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Vetëm katër ditë pasi e kishte regjistruar biznesin Blerim Pacolli, vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli përfitoi grant në vlerë prej...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gazetari nga Rahoveci, Shaip Shala, ka bërë një postimin në rrjetin e tij social “Facebook”, duke treguar me foto se pensionistët janë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Prokuroria Speciale ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot ka arrestuar një person M.D...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Pas një debati disa-ditor, ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci, ka vendosur t’i largojë nga përdorimi doracakët për edukatën seksuale për t’i...
    Vip15 Nëntor 2024
    Mbrëmë në emisionin e Arbana Osmanit, Ledri Vula konfirmoj ndarjen nga blogerja Sara Hoxha, madje artisti tregoi dhe arsyen. Pas kësaj deklarate,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim për tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen e sontme, Rumani-Kosovë. Federata...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.