×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurodeputeti Mandl: Lidershipi politik të dëgjojë edhe zërat që s’bëjnë shumë zhurmë, janë shpesh më të efektshmit

    FrontOnline
    28 Mars 2025

    Në një kohë kur demokracitë përballen me sfida të reja dhe komplekse, eurodeputeti austriak Lukas Mandl thekson rëndësinë e thellimit të lirisë së fjalës dhe angazhimit qytetar për të ruajtur një shoqëri vërtet demokratike.

    “Liria e shprehjes duhet të mbrohet 100%”, u shpreh Mandl në një diskutim me studentë të Universitetit të Prishtinës.

    “Kjo nuk mjafton nëse ajo mbrojtje nuk shoqërohet edhe me një përpjekje reale për të dëgjuar zërat që nuk janë gjithmonë më të zhurmshmit. Si mund të sigurohemi që edhe zërat më të qetë, ata më reflektivë, të jenë të pranishëm në debatet tona publike? ”Për Mandl, përgjigjja qëndron në udhëheqjen politike: “Do ta quaja lidership. Lidershipi politik duhet të dëgjojë edhe ato zëra që nuk bëjnë shumë zhurmë. Ata janë shpesh më të efektshmit”, u shpreh Mandl. Sipas tij, një udhëheqje e mirë buron nga thelbi i vetë demokracisë, një sistem që jo vetëm mbështetet në lirinë e shprehjes, por edhe në pjesëmarrjen aktive të qytetarëve.

    Mandl i referohet gjithashtu tezës së njohur të juristit gjerman Wolfgang Böckenförde, se “shteti demokratik jeton nga parakushte që vetë nuk mund t’i garantojë”.

    Kjo sipas tij do të thotë se demokracia varet nga angazhimi vullnetar i qytetarëve për të marrë pjesë, për të reflektuar dhe për të kontribuar në jetën publike.

    “Nëse qytetarët nuk angazhohen vetë, shteti nuk mund t’i detyrojë. Dhe nëse do ta bënte, atëherë nuk do të ishte më demokraci. Në një epokë kur besimi tek institucionet shpesh tronditet dhe zërat ekstremë fitojnë hapësirë disproporcionale, ky mesazh është një thirrje për kthim te thelbi i demokracisë: dialogu, reflektimi dhe pjesëmarrja”, theksoi Mandl.

    Në vijim të reflektimeve të tij mbi demokracinë dhe pjesëmarrjen politike, eurodeputeti austriak Lukas Mandl theksoi rëndësinë e së drejtës jo vetëm për të votuar, por edhe për të qenë i zgjedhur.

    “Kjo është demokracia në thelb – të gjithë kanë mundësinë jo vetëm të votojnë, por edhe të kandidojnë,” tha ai, duke nënvizuar dimensionin aktiv dhe pasiv të të drejtës së votës. Në të njëjtën kohë, Mandl rikujtoi rolin kyç të ndarjes së pushteteve dhe mbikëqyrjes institucionale. “Është thelbësore që të kemi një gjyqësor të pavarur që monitoron jo vetëm vendimmarrësit në politikë, por edhe në sektorin civil”, theksoi ai.

    Megjithatë, sipas eurodeputetit Mandl, ekziston një themel edhe më i thellë se vetë demokracia – dinjiteti njerëzor.

    “Ky është ‘vaji’ që bën të funksionojë motori i demokracisë. Është ideja se çdo njeri ka të njëjtën vlerë”, u shpreh ai. Sipas tij, edhe pse në biseda të përditshme mund të ketë konsensus rreth kësaj ideje, realiteti global shpesh tregon të kundërtën. “Kur mendon për këtë më thellë – jo vetëm në aspektin e etnive, religjioneve apo ideologjive, por edhe për personat me aftësi të kufizuara, për gratë dhe burrat, për fëmijët… në shumë vende të botës, vajzat dhe fëmijët trajtohen në mënyrë të pabarabartë, madje mizore”, paralajmëroi Mandl.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Prill 2025
    Deputetja e LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas bisedave të kryesisë së partisë, që kanë rrjedhur në media. Lushaku-Sadriu ka renditur tri...
    Lajme01 Prill 2025
    Gazetari i njohur Mehmet Gjata është deklaruar rreth propozimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, duke e quajtur këtë...
    Lajme01 Prill 2025
    Në aksin rrugor Kllokot – Viti kanë ndodhur dy aksidente brenda një periudhe të shkurtër kohore, ku pësuan lëndime të lehta trupore...
    Të tjera
    Lajme01 Prill 2025
    Trupi i ushtarit të katërt të Shteteve të Bashkuara, që ishte shpallur i zhdukur, është gjendur pranë Pabrades, në Lituani, bëri të...
    Lajme01 Prill 2025
    Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri, ka shprehur  pakënaqësinë e tij ndaj propozimit të ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke...
    Lajme01 Prill 2025
    Avokati i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Mentor Beqiri, ka thënë se procesi i gjykimit ndaj klientit të tij, por edhe ndaj Hashim Thaçit,...
    Kronika01 Prill 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Qyshk të Pejës, ku një këmbësore rreth 27 vjeçare është goditur nga një automjet....
    Lajme01 Prill 2025
    Një qytetar nga Fushë Kosova ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e rrymës që ka zgjatur për më shumë se 8...
    Lajme01 Prill 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.