×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Eurodeputeti estonez Riho Terras zgjidhet raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian

    FrontOnline
    15 Nëntor 2024

    Parlamenti Evropian ka zgjedhur sot eurodeputetin estonez Riho Terras në pozitën e raportuesit për Kosovën, shkruan “euronews.rs”. Terras që do të pasojë në këtë pozitë politikanen gjermane Viola von Cramon, është politikan estonez dhe ish-oficer ushtarak që është bërë anëtar i Parlamentit Evropian më 1 shkurt 2020.

    Ai gjithashtu ka qenë komandant i Forcave të Mbrojtjes së Estonisë nga viti 2011 deri në vitin 2018, dhe është graduar gjeneral në vitin 2017, ndërsa në mandatin e mëparshëm të Parlamentit Evropian ka qenë kryetar i delegacionit kombëtar të grupit PPE për Estoninë dhe është një anëtar i Komisionit për Industri, Kërkim dhe Energji.

    Për Serbinë është emëruar raportues Tonino Picuala, një politikan kroat. Për Bosnjë-Hercegovinën do të jetë deputeti çek Ondrej Kolar nga PPE, raportues për Malin e Zi do të jetë deputeti slloven Marjan Sarec nga grupi Reneë Europe, raportues për Maqedoninë e Veriut do të jetë austriaku Thomas Ëeitz nga grupi i Gjelbërve dhe raportues për Shqipërinë do të jetë politikani austriak Andreas Schider nga radhët e socialistëve dhe demokratëve./Express

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Pas një debati disa-ditor, ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci, ka vendosur t’i largojë nga përdorimi doracakët për edukatën seksuale për t’i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Albison dhe Rexhep Shlivova, të cilët u vranë ditën e mërkurë me armë zjarri në një lokal në qendër të Klinës janë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.