×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurodeputeti austriak: Vetëm me ndryshimin e rrethanave politike në BE është i mundur një kompromis për Kosovën

    FrontOnline
    08 Shtator 2024

    Shefi i delegacionit të Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në Parlamentin Evropian, Harald Vilimski, tha se është i mundur një kompromis për çështjen e Kosovës, por se është e nevojshme të ndryshohen rrethanat politike në BE si dhe situatën në SHBA.

    “Unë besoj se mund të arrihet një kompromis, por rrethanat politike duhet të ndryshojnë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, situata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndryshojë dhe hapi i parë drejt kësaj janë zgjedhjet e ardhshme. Së dyti, aleanca jonë po bëhet më e fortë, deri më sot Von der Leyen dhe ekipi i saj janë të fortë, por aleanca jonë po zgjerohet dhe mund të krijohen rrethana të ndryshme politike. Ne të gjithë kemi nevojë për ndryshime politike, jo vetëm në SHBA, por edhe në të gjithë Evropën”, tha Vilimski në një intervistë për Veçernje Novosti.

    Gjatë vizitës së tij dyditore në Beograd, Vilimski u takua me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryetaren e Kuvendit Kombëtar, Ana Brnabiq dhe përsëriti qëndrimin e tij se nga të gjitha vendet e Ballkanit, ai sheh vetëm Serbinë si një kandidat potencial për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    “Kam biseduar me presidentin Vuçiq se si mund të bashkohemi, të krijojmë një aleancë për të ndalur sulmet e politikanëve të majtë ndaj Serbisë dhe Hungarisë dhe si të thellojmë marrëdhëniet që po kultivojmë aktualisht. Serbia, ashtu si Hungaria, u kritikua për zgjedhjet e fundit. Unë isha vëzhgues në Hungari dhe pashë se si shkuan zgjedhjet. Nuk ka pasur probleme. Ne e dimë gjithashtu se zgjedhjet në Serbi ishin të lira dhe se nuk kishte manipulime, ndërsa socialistët si Andreas Schider sulmuan vendin tuaj dhe thanë se votimi nuk ishte i drejtë dhe korrekt. Kam mbrojtur edhe Serbinë edhe Hungarinë sepse jam i bindur se gjithçka ka qenë në rregull. Isha i nderuar dhe i befasuar pozitivisht kur presidenti Vuçiq më falënderoi për atë qëndrim”, tha Vilimski./Sinjali/

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit të ri për specializime. Në një...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se e kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandimit me mallra. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.