Në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, sot do të zhvillohen tri ndeshje mjaft interesante.
Fillimisht, nga ora 15:00, Finlanda e cila e nisi me fitore 0:1 ndaj Danimarkës këtë garë, do të përballet me Rusinë, shkruan FrontOnline.
Sfida e dytë luhet nga ora 18:00 mes Turqisë dhe Uellsit.
Turqit pas humbjes 0:3 nga Italia synojnë fitore për ta synuar një vend në fazën e radhës.
Kurse, kryendeshja e sotme zhvillohet nga ora 21:00.
Zvcra do të përballet me Italinë, ku të dyja kombëtaret e synojnë vetëm fitoren./FrontOnline/