Dita e katërt e Kampionatit Evropian “Euro 2020” do të jetë e pasur me shumë ndeshje interesante.
Gjatë ditës së sotme, do të zhvillohen tri ndeshje, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në “Hampden Park” në Glasgow mes Skocisë dhe Republikës së Çekisë.
Ndërkaq, nga ora 18:00, luhet sfida mes Polonisë dhe Sllovakisë.
Kurse, ndeshja e fundit dhe kryesore luhet në “Estadio de la Cartuja” mes Spanjës dhe Suedisë nga ora 21:00./FrontOnline/