Në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, sot do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante.
Në “Wembley”, nga ora 21:00, do të përballen dy kombëtaret që e kanë siguruar kualifikimin tutje, Anglia dhe Çekia, shkruan FrontOnline.
Por, vëmendja më e madhe do t’i kushtohet ndeshjes tjetër të këtij grupi.
Bëhet fjalë për sfidën mes Kroacisë dhe Skocisë, e cila luhet në “Hampden Park”.
Kombëtarja që arrinë fitore sot nga kjo ndeshje, e siguron kualifikimin tutje.
Të dyja ndeshjet e sotme nisin nga ora 21:00./FrontOnline/