Në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, sot do të zhvillohen ndeshje tjera interesante.
Në ditën e shtatë të evropianit, do të luhen plotë tri ndeshje, shkruan FrontOnline.
Fillimisht, Maqedonia e Veriut do të përballet me Ukrainën, ku të dyja kombëtaret kërkojnë vetëm fitore.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00.
Ndërkaq, nga ora 18:00, do të luhet ndeshja e vlefshme për grupin B mes Danimarkës dhe Belgjikës.
Dhe për fund nga ora 21:00, Holanda luan kundër Austrisë në ndeshjen e vlefshme për grupin C./FrontOnline/