Kampionati Evropian vazhdon edhe sot me ndeshje interesante, ku do të mësohet përfundimisht se kush do të kualifikohet në fazën 1/16 të finales së “Euro 2020”.
Nga vendi i tretë kanë mbetur edhe dy vende të cilat mund ta sigurojnë kualifikimin tutje sot, kështu që pritet të ketë ndeshje interesante, shkruan FrontOnline.
Suedia dhe Polonia do të luajnë në stadiumin e Shën Pertersburgut, derisa Sllovakia dhe Spanja do të përballen në stadiumin “La Cartuja”, në Sevilla.
Gjermania dhe Hugaria do të luajnë në Mynih, derisa Portugalia dhe Franca do të luajnë në në Budapest./FrontOnline/