×
  • Lajme
  • Lajme

    EULEX trajnohet për kontrollin e turmave dhe traz*irave

    FrontOnline
    30 Janar 2025

    Misioni i EULEX-it, njofton se ka mbajtur një trajnim për kontrollin e turmave dhe trazirave mes Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NjPS) dhe Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it (NjPSR) – e siguruar nga Forca Evropiane e Xhandarmerisë (EUROGENDFOR) dhe e dislokuar në Kosovë në kontekstin e zgjedhjeve të përgjithshme të ardhshme.

    Trajnimi u mbajt sot në bazën e KFOR-it në Novosellë, me qëllim fuqizimin e kapaciteteve operacionale dhe promovimin e ndëroperacionalitetit mes këtyre njësive shumëkombëshe, duke u fokusuar në nevojën e mundshme për reagim operacional.

    “Ushtrimi përfshiu zyrtarë policorë të NjPS nga Polonia si dhe pjesëtarë të Gendarmerie Nationale të Francës, Carabinierit të Italisë, Shërbimit të sigurisë publike të Lituanisë, dhe Guarda Nacional Republicana të Portugalisë, si dhe Forcat hungareze KTRBN të KFOR-it .Njësitë u trajnuan për skenarë të nevojës së mundshme për rikthimin të rendit dhe kontroll të turmave dhe trazirave si reagues i dytë i sigurisë, nëse kërkohet, dhe në pajtim me mandatin e EULEX-it”, njofton EULEX.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Shkurt 2025
    Sot u nda nga jeta historiani Ibrahim Çitaku. Lajmin për ndarjen nga jeta e bënë të ditur shkrimtari Bedri Tahiri dhe gazetari...
    Lajme22 Shkurt 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu e bore. Era...
    Lajme22 Shkurt 2025
    Ish-ministri njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur për mundësitë dhe sfidat që ka Kosova...
    Të tjera
    Lajme22 Shkurt 2025
    Katër shtëpi të fshatit Leskovec, të komunës së Prizrenit, janë të rrezikuar nga rrëshqitja e dheut. Kjo gjendje është krijuar pas fillimit...
    Bota/Rajoni22 Shkurt 2025
    Një person është vrarë dhe të paktën dy oficerë të policisë janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në qytetin lindor...
    Lajme22 Shkurt 2025
    Doarsa Kica-Xhelili ka falënderuar votuesit pasi siguroi mandatin e saj të dytë si deputete teksa ka dhenë mesazhet se Kosova po kalon...
    Lajme22 Shkurt 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ishte i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin. I pyetur se nëse...
    Lajme22 Shkurt 2025
    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është deklaruar pas shumë reagimesh në lidhje me një deklaratë të tij, ku ka thënë “Kosova...
    Lajme22 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave për kandidatët për deputetë dhe ka verifikuar votat për subjektet politike në zgjedhjet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.