Për pak pritet të nisë bastisja e shtëpisë së Jakup Krasniqit në fshatin e tij, Negrovc.
Dy vetura të EULEX-it janë stacionuar pranë shtëpisë së tij para pak çastesh dhe pjesëtarët e saj janë në pritje të autorizimit të dikujt nga familjarët për të kryer bastisjen.
Jakup Krasniqi është arrestuar sot nga EULEX-i në bazë të një aktakuze të Speciales dhe në orët e pasdites është transferuar në Hagë.
Para pak çastesh, për arrestimin e tij reagoi edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pjesë e të cilës parti është edhe Krasniqi.