×
  • Sport
  • Sport

    Etrit Berisha mund të kthehet në Suedi pas një pauze disa mujore

    FrontOnline
    10 Prill 2025

    Etrit Berisha është pranë një rikthimi të mundshëm në futbollin suedez, pasi skuadra e Hackenit ka mbetur pa portierin e parë, Andreas Linde, i cili do të mungojë për një kohë të gjatë për shkak të një lëndimi. 

    Sipas, “Football Transfers”, Linde pritet të mungojë nga fusha për dy deri në tre muaj për shkak të një dëmtimi muskulor. 

    Berisha aktualisht është pa klub, që prej largimit nga Empoli në verën e vitit të kaluar.  

    Rikthimi në Suedi do të ishte një hap i natyrshëm për 36-vjeçarin, i cili më herët ka luajtur për Kalmarin në këtë kampionat. 

    Berisha ka bërë karrierë të gjatë në elitën e futbollit italian, duke mbrojtur portat e Atalantës, Lazios, SPAL-it, Torinos dhe Empolit, duke regjistruar gjithsej 163 ndeshje në Serie A. 

    Përfaqësuesi i Shqipërisë ka qenë një pikë kyçe për kombëtaren, me 80 paraqitje dhe pjesëmarrje në dy Kampionate Evropiane: Francë 2016 dhe Gjermani 2024. /Telegrafi/  

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Sport18 Maj 2025
    Cristiano Ronaldo është gati për hapin e radhës në karrierë dhe mund të largohet nga Al Nassr në fund të sezonit. Sipas...
    Sport17 Maj 2025
    Carlo Ancelotti do të largohet nga posti i trajnerit të Real Madridit në fund të sezonit në La Liga, për të marrë...
    Sport17 Maj 2025
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka reaguar pas përfundimit të sezonit të La Ligas, duke pranuar se Barcelona e ka merituar...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2025
    Analisti i njohur kosovar, Nexhmedin Spahiu është takuar me ministrin serb Marko Gjuriq. Këtë e ka bërë të ditur dje vetë Spahiu,...
    Kronika18 Maj 2025
    Një grua në Gjakovë ka raportuar më 13 maj 2025 se i janë vjedhur targat e veturës së saj, por pas hetimeve...
    Vip18 Maj 2025
    Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ka qenë njëra prej artisteve që ka mbështetur më së shumti Shkodrën Elektronike në rrugëtimin në Eurovizion. Kënga...
    Lajme18 Maj 2025
    Sindikalisti Ali Sefaj, i cili njëherit është njëri nga organizatorët e protestave kundër shtrentjtimit të energjisë elektrike me moton: “Asnjë cent më...
    Sport18 Maj 2025
    Cristiano Ronaldo është gati për hapin e radhës në karrierë dhe mund të largohet nga Al Nassr në fund të sezonit. Sipas...
    Lajme18 Maj 2025
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pouskë të Prizrenit. Policia ka konfirmuar se si pasojë një 19...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.