Ndeshja më e madhe e futbollit evropian, “El Clasico” numër 182 i ka takuar Real Madridit.
Në mbrëmjen e sontme, Real Madridi ishte nikoqir i rivalit të përbetuar, Barcelonës, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e cila u zhvillua në “Alfredo di Stefano” i takoi skuadrës së Zinedine Zidanes me rezultat 2:1.
Në sekondat e fundit të ndeshjes, Barcelona ishte shumë pranë ta barazonte rezultatin përmes Moribas.
Ylli i ri i katalunasve goditi shtyllën, e cila ia mohoi golin e barazimit.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme./FrontOnline/
https://streamable.com/901jnr