Pas pauzës ndërkombëtare, në fundjavë do të rikthehen ndeshjet e elitës së futbollit kosovar.
Në xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës do të zhvillohen ndeshje tejet interesante, raporton FrontOnline.
Padyshim, kryendeshja e kësaj xhiro do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Në Suharekë, Ballkani është nikoqir i Prishtinës në ndeshjen ku të dyja skuadrat kërkojnë fitore pasi janë në garë të ngushtë për titull.
Nga ana tjetër, ndeshje interesante luhet edhe në “Rexhep Rexhepi” në Drenas mes Feronikelit dhe Llapit.
Nga ana tjetër, Arbëria e pret kampionen në fuqi, Dritën, Drenica luan në shtëpi ndaj Trepçës ’89 dhe Gjilani është nikoqir i Besës së Pejës. /FrontOnline/