×
  • Lajme
  • Vip
  • Lajme

    Estrada pagoi në ATK 2.3 milionë euro tatim nga janari deri në gusht

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Administrata Tatimore e Kosovës, për periudhën janar-gusht 2024, vetëm nga këngëtarët ka mbledhur tatime në vlerë 2.3 milionë euro.

    ATK-ja ka thënë se kjo është një rritje e konsiderueshme në deklarimin dhe pagesën e tatimeve nga këngëtarët dhe performuesit e tjerë të industrisë muzikore.

    “Rritja është rezultat i masave të reja të zbatuara nga administrata për të konsoliduar aktivitetet e saj dhe për të siguruar një monitorim intensiv të këtij sektori. Të hyrat e kësaj periudhe janë më të larta për gjysmë milioni euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”.

    “Në kuadër të këtyre masave, është intensifikuar monitorimi i të ardhurave të këngëtarëve, duke përfshirë performancat live, kontratat e menaxhimit si dhe të ardhurat nga burime tjera. Administrata Tatimore synon të sigurojë trajtim të barabartë dhe të drejtë për të gjithë tatimpaguesit, duke krijuar një mjedis të favorshëm për të gjithë”, thuhet në njoftim.

    ATK-ja shton se kjo nismë është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të rritur të ardhurat buxhetore dhe për të përmirësuar transparencën financiare në sektorin e muzikës, duke inkurajuar të gjithë artistët të respektojnë detyrimet e tyre tatimore.

    “Administrata Tatimore e Kosovës falënderon të gjithë këngëtarët dhe artistët që kanë përmbushur obligimet e tyre dhe inkurajon të tjerët të ndjekin të njëjtin shembull për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në fund.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Nëntor 2024
    Qeveria ka miratuar projektligjin për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha se “synimi i këtj projektligji është...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Është ngritur aktakuzë ndaj personave nga ana e Prokurorisë Themelore të Prizrenit. Departamenti i Krimeve të Rënda, bën me dije se F.S...
    Lajme27 Nëntor 2024
    2 mijë e 181 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 18...
    Të tjera
    Kronika27 Nëntor 2024
    Është arrestuar në Lipjan një shtetase e Shqipërisë me urdhër-arrest ndërkombëtar. Në raportin e policisë bëhet e ditur se e njëjta është...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbajtur një ceremoni në Bowling Green në Lower Manhattan për të shënuar ditën...
    Kronika27 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës i ka identifikuar dhe intervistuar dy të mitur në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se i kanë vjedhur pistoletën...
    Bota/Rajoni27 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është liruar nga masa e arrestit shtëpiak pas një vendimi të fundit të Gjykatës së Posaçme....
    Bota/Rajoni27 Nëntor 2024
    Kina dhe Meksika kanë reaguar ashpër pasi presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi se do ta nisë presidencën e tij...
    Artikull i Sponsoruar27 Nëntor 2024
    Në industrinë e derivateve, kualiteti luan një rol kyç në përcaktimin e efikasitetit dhe performancës së automjeteve. Konsumatorët shpesh kërkojnë produkte që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.