Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka filluar takime me qytetarë nëpër Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Hamza ka thënë se do të takohet me qytetarë, të pi kafe me ta “dhe me biseda të sinqerta, pa fjalime politike, do të flas me qytetarët për atë që vërtetë ka rëndësi për ta dhe Kosovën”.
“Shumë prej jush më keni shkruar gjatë kësaj kohe. Këto ditë do të jem gjithandej nëpër Kosovë për të pirë dhe për t’ua treguar planet e mia. Me biseda të sinqerta, pa fjalime politike, do të flasim për atë që vërtet ka rëndësi për ju dhe Kosovën. #MaMirë ”, ka shkruar Hamza.