×
  • Lajme
  • Lajme

    Eskalon dhu*na familjare në Istog, gruaja djeg me ujë të nxehtë burrin pasi bashkë me djalin e sul*muan fizikisht

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Babë e bir, nga fshati Drejë të Istogut i kanë sulmuar fizikisht bashkëshorten/nënën dhe vajzën/motrën e tyre. Sherri dyshohet se nisi pas një konflikti verbal dhe eskaloi në orët e mbrëmjes.

    Rasti u denoncua nga gruaja, e cila e raportoi burrin dhe djalin.

    Sipas sinjalit dy të dyshuarit fillimisht e kanë rrahur gruan/nënën, duke e goditur me grushte dhe për pasojë i kanë shkaktuar lëndime trupore. E më pas, vajza ka ndërhyrë për t’i ndalur, por e pësoi edhe ajo.

    Bazuar në informacionet e para, në vetëmbrojtje, gruaja e ka marrë një ibrik me ujë të nxehtë dhe ia ka hedhur burrit të saj, duke i shkaktuar djegie trupore.

    Posa Policia intervenoi, personat e lënduar fillimisht morën trajtim mjekësor në Emergjencë, e më pas u intervistuan nga hetuesit policorë.

    Me rastin e kontrollit policor, është gjetur një armë ilegale gjuetie, që i përkiste burrit të dyshuar dhe që është konfiskuar.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Prill 2025
    Mbretëria e Bashkuar në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka potencuar faktin se ky shtet ka...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetrit në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të...
    Lajme08 Prill 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të...
    Të tjera
    Lajme08 Prill 2025
    Anëtarja e kryesisë në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se qytetarët e Kosovës e meritojnë një kërkimfalje publike nga kreu i Vetëvendosjes, Albin...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk do të lejojnë që qeveria të vendoset në pozicion...
    Lajme08 Prill 2025
    Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të shkonte në takimin e thirrur nga kryetari i LVV-së,...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të...
    Lajme08 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë për të mos kërkuar paraburgim për 12 serbët e...
    Lajme08 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut. Kështu tha për media...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.