“Për’Puthen” po vazhdon sezonen e tretë me shumë ngjarje dhe diskutime.
Dje në këtë reality-show u trasmetua klipi i takimit mes Erionit dhe Mikelës ku mes të dyve u dha një puthje mjaft pasionante, teksa takimi u zhvillua përgjatë bregdetit, shkruan lajmi.net.
Ishte Florjana që iu drejtua Efit dhe Mikelës se ato kishin përqeshur dhe tallur Fjorin, njërën nga konkurrentet e kjo siç duket nuk i pëlqeu Efit.
“Pse e përmend ti Efin, hiqi duart, ta ka hi vetja ne qef “, iu drejtua më pas Efi.
Ky debat nxiti që moderatorja të kalonte në publicitet derisa vajzat të ndalonin diskutimin.
Kujtojmë se dje ishte takimi i parë në mes të Mikelës dhe Erionit pasi ata u shprehën se janë vetëm për njëri tjetrin.