Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë çifti i parë që u krijuar në edicionin e këtij viti të Big Brother VIP Albania.
Dyshja prej javësh kanë nisur një lidhje dashurie brenda shtëpisë së famshme dhe tashmë romancë po e shijojnë para një publiku të madh nga të cilët ndiqen vazhdimisht.
Por, nga një pjesë e madhe e fansave lidhja e tyre shihet me dyshime kjo pasi në këtë raport është këngëtari shkodran që shihet më I përkushtuar ndaj moderatores.
Megjithatë një befasi nga Kiara pritet në ditët në vazhdimi pasi këtë ajo ia ka premtuar Luizit gjatë një diskutimi që kanë bërë mbrëmë (e premte)
“Do të kënaqesh ti nga një gjë e bukur, kaq të them nuk të them më shumë, do të ndodhë këtu (në shtëpi), është një gjë e bukur por nuk e them dot, nuk flas më e kam bërë unë për ty nëse do e kalosh nominimin”, u shpreh Kiara.
Ndërkohë, kujtojmë që në mesin e befasive që Luizi ka bërë për Kiarën në BBVA është edhe këngën dedikim “Me ty” që tashmë ka grumbulluar mbi nëntë milionë klikime në YouTube.