×
  • Lajme
  • Lajme

    “Është mirë me shëndet, s’kemi të drejtë me folë”, vëllezërit e Hashim Thaçit kryejnë vizitën në EULEX

    FrontOnline
    22 Mars 2025

    Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë përfunduar vizitën e tyre te ai në hapësirat e EULEX-it ku Thaçi kaloi natë.

    “Është mirë me shëndet, s’kemi të drejtë me folë”, tha shkurt njëri prej vëllezërve pasi dolën nga EULEX.

    Aktualisht në vizitë në EULEX po qëndron gruaja e Thaçit, Lumnije Thaçi, e cila u pa në veturë duke hyrënë zyrat e EULEX në Fushë Kosovë.

    Haga e lejoi Thaçin që të qëndrojë në Kosovë për dy ditë në mënyrë që familjarët e tij të shkonin për ngushëllime në EULEX.

    Tri ditë pas ceremonisë së varrimit të babait, Hashim Thaçit i është lejuar ardhja në Kosovë.

    Ai të premten paradite ka ateruar ë Prishtinë e nga aty ka shkuar drejt Burojës për të vizituar varrin e babait që vdiq të dielën që shkoi në QKUK pas një sëmundje të gjatë.

    Kjo është vizita e dytë në Kosovë e Hashim Thaçit brenda një intervali të shkurtër kohor.

    Ish-Presidenti i vendit ka ardhur në Prishtinë më 13 mars ku për disa orë ka qëndruar në QKUK për të vizituar babanë që po trajtohej aty, që më vonë u kuptua se ishte në ditët e fundit të jetës.

    Mbrojtja e tij ka kërkuar që Thaçi të vijë për varrim të martën në Burojë, por kjo vizitë s’është aprovuar nga Gjykata. Ardhja i është lejuar vetëm pasi ka përfunduar e pamja treditëshe që është mbajtur në sallën e sporteve në Skënderaj.

    I përcjellë me masa të rrepta sigurie në një veturë të EULEX’it, e shoqëruar edhe nga vetura të policisë së Kosovës, Thaçi ka qëndruar në shtëpinë e familjes në Burojë për rreth dy orë nga ku ka dalë duke përshëndetur të pranishmit me një gisht që është vërejtur brenda automjetit me xhama të errët.

    Thaçin sot do ta vizitojë familja për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e babait, e më pas ai do të kthehet në Hagë.

    Gjykata e Hagës në një përgjigje dje për Gazetën Express ka thënë se vizita është aprovuar për “arsye bindëse humanitare”.

    “Trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyrur në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në kujdestari nga Dhomat e Specializuara”, ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatë Speciale, Michale Doyle.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin për motin në Kosovë për pesë ditët e ardhshme. Ky institut thotë se do të...
    Lajme23 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka nisur “turneun e falënderimeve”, duke falënderuar votuesit e LDK-së në zgjedhjet e...
    Lajme23 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me armë...
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2025
    Një vrasje e rëndë ka tronditur sonte Vushtrrinë. Burime të Veriu.info mëson se personi i vrarë është 18 vjeçari A. Zymeri. Siç...
    Kronika23 Mars 2025
    Një person raportohet të jetë vrarë në Vushtrri Periskopi mëson se viktima është një 15 vjeçar nga Vushtrria me inicialet A.Z. Dorasi...
    Lajme23 Mars 2025
    Kombëtarja e Kosovës ka shkruar sonte histori, duke e fituar edhe duelin e kthimit ndaj Islandës, për ta siguruar plasmanin në Ligën...
    Kronika23 Mars 2025
    Një person raportohet të jetë vrarë në Vushtrri Periskopi mëson se viktima është një 15 vjeçar me inicialet A.Z… Lajmi në përditësim…
    Lajme23 Mars 2025
    Një person raportohet të jetë vrarë në Vushtrri Sipas burimeve të Gazetës10 rasti ka ndodhur afër një kafeneje, teksa janë dëgjuar edhe...
    Lajme23 Mars 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar një fermë në fshatin Radavc të Pejës. Ai ka publikuar edhe një video...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.