Në vetëm 4 ditë qëndrim së bashku brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” u duk se mes Sarah dhe DJ PM lindi diçka.
Puthjet, përqafime, qëndrimet së bashku nuk u kanë shpëtuar as banorëve teksa PM që në klipin prezantues shprehu pëlqimin për blogeren.
Madje, të martën marrëdhënia e tyre u diskutua edhe gjatë spektaklit dhe të dy pranuan se është ende herët për të folur për këtë temë.
Ndërkohë, së fundmi ata kanë biseduar të dy rreth asaj që po ndodh, ata i kanë treguar njëri-tjetrit se si ndihen për raportet mes tyre dhe Sara ka vënë në dukje se është nga ata njerëz që stepet kur e kupton që dikush ka një pëlqim për të.