Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari ishte e ftuara e radhës në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ku u ribashkua me moderatoren Arbana Osmani pas një periudhe të gjatë, që nga përfundimi i Big Brother VIP Albania 2.
Takimi i tyre risolli kujtime dhe momente nga spektakli, duke filluar me një reflektim mbi eksperiencën e Oltës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Pavarësisht gjithçkaje, Olta e konsideroi eksperiencën e saj në Big Brother VIP si një arritje të veçantë, duke theksuar se kishte fituar zemrat e një pjese të madhe të publikut.
“Gjysmën e publikut e bëra për vete”, tha ajo me krenari, duke nënvizuar ndikimin e saj gjatë kohës së kaluar në spektakël. /Telegrafi/