Në Kroaci, po mbahet gara për Çmimin e Madh të Zagrebit në xhudo.
Erza Muminoviq, xhudistja nga Kosova e ka nisur mbarë garën e sotme, shkruan FrontOnline.
Ajo e ka mposhtur spanjollen Martin Gallardo, shkruan FrontOnline.
Fitorja e sotme e dërgon Erzën në rundin e dytë, ku do të përballet me rumunen Elena Stere.
Ndryshe, në këtë kompeticion, Kosova po përfaqësohet edhe nga Flaka Loxha, Fationa Kasapi, Laura Fazliu, Arbër Kullashi dhe Shpati Zekaj./FrontOnline/