Pas vendimit të Gjykatës Supreme dhe anulimin e disa votave në komunat serbe, Erxhan Galushi, nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës, do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës. Galushi ka qenë sot në emisionin Frontal dhe ka folur për vendimin e Supremes të cilin e ka mirëpritur.
Po ashtu Galushi, deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se vota e tij do të jetë pro qeverisë Kurti dhe pa asnjë kusht.
Ai është pyetur nëse me ardhjen e tij në Kuvend, Kurtit I është shtuar një votë në parlament.
“Absolutisht po. Nuk duhet me e kushtëzu votën. Është mirë më gjet një gjuhë të përbashkët për të mirën e vendit dhe komuniteteve. Kemi pas kontakte, gjatë fushatës kam pasur përkrahjen me kryeministrin në ardhe”, ka thënë Galushi duke mohuar se kanë biseduar me Kurtin për ndonjë post ministror.
“Jo, të them të drejtën nuk kemi diskutuar. Nëse qytetarët kanë votu për ndryshim, kush jam unë që ta pengoj këtë ndryshim”, ka thënë Galushi në Frontal.