Ermal Mamaqi, u bë pjesë e trakëndëshit të famshmë Bora-Donald-Beatrix, pas darkës që u zhvillua në javën e fundit në “Big Brother VIP”.
Së fundi ai ishte i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka folur pikërisht për këtë.
Ai ka sqaruar shumë gjëra që u bënë virale në rrjete sociale e shkaktuan debate të mëdha.
Ermali ka folur për situatën që bëri bujë në “Big Brother VIP”, duke u cilësuar si arsyeja e ndarjes së Beatrix me Donaldin, për një shaka që kishte bërë si i ftuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Nuk besoj që është kjo, arsyeja që ata janë ndarë dhe nuk e di që janë ndarë. Desha të them po ç’lidhje ka këtu Bora”, u shpreh ai.
Komediani i njohur shqiptar ka sqaruar edhe deklaratën për Borën, të cilën e kishte bërë në një intervistë, ku në formë shakaje kishte kërkuar nga ajo që të ulte çmimin për tu bërë pjesë e një projekti të tij.
“I detyrohem Borës një sqarim dhe të gjithë njerëzve, se ajo pjesa që unë kam përmendur Borën ka qenë një shaka shoqërore. Borën e kam një shoqe shumë të mirë, është një nga njerëzit që janë në ekran dhe unë e vlerësoj shumë për punën dhe për arritjet që ajo ka bërë sigurisht që është e vërtetë që i kam prezantuar për të marrë pjesë si aktore, por jo në serial. Në një film tjetër. Ka qenë e gjitha një lojë, një moment për të krijuar një intrigë të vogël që të flisnin njerëzit. Asgjë nga ajo nuk ishte e vërtetë, nuk është se ka kërkuar shumë lekë. Jemi shumë miq. Është Bora të cilën unë e kam parë dhe projektuar, kam folur me të ka shpreh interesin. Është fjala për një film në kinema”, ka thënë më tej ai.