×
  • Vip
  • Vip

    Ermal Fejzullahu rrëfen njohjen me bashkëshorten dhe flet për karrierën

    FrontOnline
    21 Nëntor 2022

    Ermal Fejzullahu ka treguar shumëçka rreth muzikës dhe karrierës së tij mjaft të suksesshme.

    Këngëtari ka qenë i ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Më lër të flas”, ku ka folur edhe në lidhje me bashkëpunimin me Romeo Veshajn në këngën “Më e mira”.

    “Këtë verë unë më pak sukses kam pritur nga kënga jonë të jem i sinqertë. Unë po e bëja nga zemra dhe prandaj nuk kam marrë asnjë lek nga kënga. Elgiti më tha që do shkojë rreth pesë milionë klikime, por ajo tani numëron mbi 15 milionë”, ka deklaruar Ermali duke shtuar se kur e ka dëgjuar këngën, pjesën e dytë ka menduar se e ka kënduar Donaldi.

    Artisti ka folur gjithashtu edhe për karrierën dhe mënyrën se si ka shkuar çdo gjë gjatë këtij viti: “Isha në një turne në Amerikë, ia kalova shumë mirë dhe si verë dhe pas vere ritmi vazhdon njësoj. Është publiku ai që jep shtysën më të madhe.”, shkruan Top Channel.

    Si është njohur Ermali me bashkëshorten e tij, Ariana: “Jemi njohur shumë të rinj në Prishtinë dhe gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie shumë të ‘shëndoshë’ dhe e falënderoj shumë për gjithçka”.

    Një mesazh për të rinjtë që duan të martohen të rinj nga këngëtari: “Unë mendoj që martesa nuk ka lidhje nëse bëhet në moshë të re apo të vonë. Janë gjëra që vijnë me kohë. Për ata që martohen të rinj, ju këshilloj që ta marrin sa më qetë dhe shtruar”.

    A ka ndikuar Sabri Fejzullahu në karrierën e Ermalit gjatë gjithë këtyre viteve: “Sigurisht në karrierën time dyert janë hapur për faktin që jam biri i Sabri Fejzullahut. E falënderoj nga zemra sepse asnjëherë nuk ka ndërhyrë në jetën time. Unë kam marrë shumë nga ai”.

    Artisti ka treguar gjithashtu se: “Kur unë kam marrë pjesë te Top Fest kam qenë 16 vjeç. Ku e kam ditur unë çfarë ka qenë dedikimi atëherë luaja Playstation”.

    Nga Rubrika
    Vip11 Korrik 2025
    Një nga figurat më të komentuara të Big Brother VIP Kosova ka surprizuar ndjekësit me një postim nostalgjik në InstaStory. Bëhet fjalë...
    Vip11 Korrik 2025
    “Big Brother VIP Albania 5”, pritet të rikthehet së shpejti në ekranet tona dhe, si çdo vit, aludimet për emrat që mund...
    Vip11 Korrik 2025
    Melinda Ademi po shijon ditët e nxehta të verës në një destinacion veror luksoz, dhe sigurisht, nuk mungojnë as postimet që bëjnë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Tre shtetas të Shqipërisë janë ekstraduar nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, për vepra të ndryshme penale. Të njëjtit, sipas Policisë së Shqipërisë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, po thotë se PDK, LDK dhe AAK janë bllokuese të konstituimit të Kuvendit, ndonëse partia të cilës...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sulmi vdekjeprurës i papritur në Gaza ishte pothuajse aq tronditës sa vendndodhja e tij, shkruan CNN. Natën e së hënës, një grup...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Ai është gjetur pa shenja jete në dhomën e hotelit...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Autoritetet belge njoftuan sot se kanë kthyer në Egjipt një sarkofag 3,000-vjeçar që u sekuestrua nga policia në Bruksel në vitin 2015....
    Lajme12 Korrik 2025
    Një e mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai i saj në Pejë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.