Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, më parë bëri një postim duke treguar mbështetjen e tij për banorin e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejllin.
Ai tha se me artistin shkodran njihen që 20 vite dhe se gjithmonë ka qenë i tillë me humor dhe një djalë artist.
I ftuar së fundmi në një intervistë për RTV Ora, ai ka treguar sërish përkrahjen e tij për konkurrentin e këtij ‘reality show’.
Krijuesi i hitit “Kthema” theksoi mbi të gjitha se Luizi e meriton fitoren, duke i uruar sa më shumë suksese.
“Luizi më së pari ka shumë karizëm dhe është shumë djalë, artist. Tani thonë pas kalit të mirë çohet pluhur, atij vetëm i uroj shëndet dhe ishalla i ec mbarë. Besoj që i takon edhe fitorja”, u shpreh ai.