Erërat e forta kanë rrëzuar panelet diellore të një hoteli, ku si pasojë raportohet se është dëmtuar kulmi i një shtëpie dhe një veturë.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se nga erërat e forta ishin rrëzuar panelet diellore të një hoteli, ku njërit ankues ia kanë dëmtuar kulmin e shtëpisë, ndërsa tjetrit ia kanë dëmtuar veturën e tij private. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raport.