Presidenti turk Tayyip Erdogan të hënën u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallra franceze, derisa ka vazhduar kritikat ndaj liderit të Francës, Emmanuel Macron për qëndrimin e tij ndaj myslimanëve.
Erdogani tha të dielën se Macroni kishte problem me myslimanët dhe se i duheshin kontrolla mjekësore, teksa vuri në pyetje shëndetin mendor të tij, raporton Reuters.
Komentet të ngjashme kishte bërë edhe një ditë përpara dhe po ashtu të hënën në një fjalim në Ankara, derisa ka nxitur edhe reagim nga Franca e cila tërheqi ambasadorin nga Turqia për konsultim.