Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se ka dëshirë të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.
“Presidenti Erdogan ka deklaruar se ai synon rritjen e bashkëpunimit në mes të Turqisë dhe Rusisë në disa drejtime, përfshirë zgjerimin e volumit tregtar”, ka thënë Presidenca turke përmes një deklarate, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Edhe pse ka qenë e shpejtë në dënimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, Turqia mban qëndrim neutral për këtë konflikt rreth trevjeçar, dhe nuk i ka ndjekur politikat e Perëndimit për vendosje të sanksioneve kundër Moskës