×
  • Lajme
  • Lajme

    Erdogan tregon se si Trump mund t’i jap fund luftës në Ukrainë

    FrontOnline
    08 Nëntor 2024

    Lufta në Ukrainë mund të përfundojë lehtësisht nëse administrata e SHBA-së nën drejtimin e Donald Trumpit merr një qasje të bazuar në zgjidhje, citohet të ketë thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

    “Ne mund ta mbyllim lehtësisht këtë luftë nëse shohim një administratë Trump që i qaset çështjes me një perspektivë të bazuar në zgjidhje. Më shumë dialog, diplomaci, marrëveshje do t’i hapin derën paqes, jo armëve, bombave dhe konfliktit”, tha Erdogan.

    Ai shtoi në një intervistë se përpjekjet e vendeve perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, do të përshpejtonin një zgjidhje për konfliktin, shkruan Reuters.

    Bëhet e ditur se kjo deklaratë e Erdoganit vjen pasi Trump tha gjatë fushatës se ai mund të sillte paqen në Ukrainë brenda 24 orëve, por ka dhënë pak detaje se si do të kërkonte t’i jepte fund luftës më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Ndërkohë, administrata e presidentit Joe Biden i ka dhënë mbështetje të fortë Ukrainës gjatë gjithë luftës në formën e armatimit, si dhe të sigurisë dhe ndihmës së gjerë financiare.

    Ndërsa mbështet integritetin territorial të Ukrainës, dënon pushtimin e saj nga Rusia dhe i ofron asaj mbështetje ushtarake, Turqia anëtare e NATO-s ka kundërshtuar gjithashtu sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, me të cilën ka marrëdhënie të rëndësishme në mbrojtje, energji dhe turizëm.

    Siç raportohet, që nga marsi, Turqia ka bërë thirrje për një fund të negociuar të luftës në Ukrainë dhe ka ofruar të ndërmjetësojë, duke thënë se ndikimi negativ i konfliktit në botë duhet të zbutet.

    “Ne jemi një vend që kemi arritur t’i bashkojmë të dyja palët rreth të njëjtës tryezë. Ne e kemi bërë këtë shumë herë dhe mund ta bëjmë përsëri. Kjo luftë duhet të përfundojë tani. Ne i kemi fokusuar përpjekjet tona në paqe dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Erdogan

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Në mungesë të pesë dëshmitarëve, ka dështuar seanca e së premtes në Gjykatën Themelore në Prizren, në rastin ku Nijazi Kryeziu akuzohet...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Organizatave Joqeveritare, AVONET,...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen pjesëtares Shqipe Zenelaj. Në një postim në Facebook është publikuar një telegram...
    Të tjera
    Lajme08 Nëntor 2024
    Armend Muja, deputet i VV-së, ka komentuar sondazhet e përfolura së fundmi të partive politike. Sipas Mujës, në dy vitet e fundit,...
    Bota/Rajoni08 Nëntor 2024
    Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, bëri thirrje sot për të forcuar unitetin dhe sigurinë...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për regjistrimin e partisë politike Bashkimi Demokratik me akronim BD. Në KQZ...
    Lajme08 Nëntor 2024
    vPresidentja e vendit, Vjosa Osmani, në margjinat e Komunitetit Politik Evropian në Hungari, ka takuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer....
    Vip08 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti ka biseduar me Arionin dhe Besfortin. Ai ka paralajmëruar se do t’i largojë disa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.