×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdogan thotë se Turqia do të prodhojë vaksinë kundër Covid-19

    FrontOnline
    21 Nëntor 2020

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe solidaritetit në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), tha se vaksinat e zhvilluara duhet të jenë të disponueshme dhe të ndara nga i gjithë njerëzimi, në vend që të thellojnë padrejtësitë ekzistuese.

    Erdoğan përmes video-konferencës mori pjesë në Samitin G20, që aktualisht kryesohet nga Arabia Saudite.

    Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të samitit, presidenti turk kujtoi faktin se epidemia e koronavirusit vazhdon të kërcënojë të gjithë njerëzimin dhe tha se ata që ndodhen në të njëjtën anije ndajnë të njëjtin fat.

    Duke theksuar se nuk është e mundur të luftohet pandemia pa bashkëpunim dhe solidaritet, Erdoğan tha se bota, veçanërisht vendet e zhvilluara, nuk e kaluan testin e ndihmës dhe solidaritetit gjatë procesit të pandemisë.

    Sipas tij, vendet e dobëta ekonomikisht gjatë pandemisë praktikisht janë lënë të vetmuara.

    “Në këtë kontekst, Turqia ka siguruar ndihmë për 156 vende dhe 9 organizata ndërkombëtare. Duke siguruar mbështetje për 15 vende anëtare të G20, ne kemi siguruar gjithashtu licenca blerjeje dhe eksporti nga vendi ynë”, tha Erdoğan transmeton AA.

    Ai theksoi se ishte shumë i kënaqur për të marrë lajme inkurajuese në lidhje me vaksinën e bërë nga dy shkencëtarë me origjinë turke në Gjermani.

    “Por, këtu ka një pikë që duhet adresuar. Vaksinat e zhvilluara duhet të jenë në dispozicion dhe pronë e përbashkët e të gjithë njerëzimit, në vend që të thellojnë padrejtësitë ekzistuese. Në këtë kontekst, platforma G20 duhet të zhvillojë dhe menaxhojë mekanizmat për të siguruar një qasje të drejtë ndaj vaksinave për të gjithë. Turqia, e cila aktualisht po punon në gjithsej 16 projekte të vaksinave, në njërën prej të cilave kemi filluar testimin tek njerëzit, vepron me këtë kuptim. Vaksinën të cilën do ta prodhojë Turqia, do ta bëjmë të disponueshme për të gjithë njerëzimin”, tha Erdogan.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar 14-vjeçarin i cili goditi për vdekje me thikë. “Ky shtetas, ditën e djeshme, në...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njoftoi se rreth 100 kamionë me ndihma ushqimore u plaçkitën dhunshëm nga depot në Gaza....
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Presidenti rus, Vladimir Putin e ka ftuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të vizituar Moskën më 25 maj të vitit tjetër, kur...
    Të tjera
    Vip19 Nëntor 2024
    Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Lela dhe Leo, kanë diskutuar ardhjen e motrës së Dianës në spektaklin e mbrëmshëm. Leo u...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë mbajtur dje një mbledhje të përbashkët. Kryeministri Albin Kurti përmendi edhe shkëmbimin...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kompania PrishtinaTicket, me shërbimet e saj të sigurta dhe të besueshme, mbetet zgjedhja e parë për shumë udhëtarë që preferojnë të udhëtojnë...
    Lifestyle19 Nëntor 2024
    Edhe ata që ushtrojnë rregullisht mund të kenë një rrezik të shtuar të dështimit të zemrës dhe vdekjes kardiovaskulare si pasojë e...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në disa lokacione në Mitrovicën e Veriut janë ngjitur posterë me flamurin e Serbisë dhe mbishkrimin “Ja ku jemi për Krishtlindje”. Ato...
    Lajme19 Nëntor 2024
    “Turneu i Ndryshimit” i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të vahzdojë sot në Fushë Kosovë. Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se tubimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.