×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdogan: Netanyahu po rrezikon sigurinë dhe të ardhmen e rajonit

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2023

    Rexhep Tajip Erdogan ndodhet në Doha, ku po merr pjesë në samitin e 44-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Në fjalimin e tij, presidenti turk sulmoi Izraelin dhe Netanyahun, duke theksuar se presidenti izraelit po rrezikon paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin.

    “Prioriteti ynë është shpallja e menjëhershme e një armëpushimi të përhershëm në Gaza. Ne e pamë nevojën e krijimit të një shteti të pavarur palestinez në kuadër të kufijve të vitit 1967.

    Ne vlerësojmë përpjekjet e Katarit për shkëmbimin e të burgosurve. Shpresonim që këto përpjekje të shndërroheshin në një armëpushim të përhershëm, por kjo nuk ndodhi.

    Netanyahu po rrezikon të ardhmen e rajonit për të siguruar të ardhmen e tij politike. Vrasja e 17 mijë palestinezëve të pafajshëm, kryesisht fëmijë dhe gra, është një krim kundër njerëzimit dhe një krim lufte. Izraeli duhet të mbajë përgjegjësi për këto krime”, tha presidenti turk.

    “Deri më sot kemi dërguar 12 avionë dhe 2 anije civile plot me ndihma humanitare. Siguruam transportin e të plagosurve për në Turqi. Prioriteti ynë është të sigurojmë një armëpushim të përhershëm.

    Ne nuk duhet të lejojmë që mizoritë në Gaza të shndërrohen në një luftë rajonale që përfshin Sirinë. Për këtë, ne njoftuam se jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi së bashku me vendet e rajonit, edhe si të jemi garantues”, shtoi Erdogan./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Tërmeti me magnitudë 3.4 ballë ka goditur këtë të diel Shqipërinë. Siç raporton A2CNN, tërmeti u regjistrua në afërsi të Vlorës. Sipas...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Një ngjarje e rrallë raportohet të ketë ndodhur në Shqipëri. Në Kavajë, një 28 vjeçar dyshohet se ka inskenuar rrëmbimin e tij....
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë shprehur zhgënjim ndaj kërcënimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa prej 30% ndaj...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës tha se 46 herë është ikur nga përgjegjësia...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës po censuron deputetët e ish-opozitës. Ajo thotë se...
    Lajme13 Korrik 2025
    Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do mbajë takim me zyrtarin e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brendan...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Durmishi. Për vdekjen e tij ka shkruar nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës tha se 46 herë është ikur nga përgjegjësia...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti nga Komuniteti serb Nenad Rashiq, ka folur pas dështimit të seancës së 46-të konstituive. Ai u pyet nga gazetarët rreth deklarimit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.