Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka falënderuar “të gjitha vendet mike” që shprehën ngushëllime dhe gatishmëri për të ndihmuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Izmirin, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Falënderoj të gjitha vendet mike që shprehën mesazhe ngushëllimi me rastin e tërmetit në Izmir dhe që njoftuan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar”, shkroi Erdogan në Twitter.
“Ne si Republikë e Turqisë, me të gjitha institucionet tona, jemi në terren pranë qytetarëve tanë. Situatën e kemi nën kontroll”, shtoi ai.
Së bashku me deklaratën e tij, presidenti turk ka shpërndarë një fotografi me flamujt e shteteve të cilëve iu falënderua, përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.