×
  • Vip
  • Vip

    Erdhi në jetë para kohe, ylli i “Game of Thrones” humb vajzën

    FrontOnline
    11 Nëntor 2023

    Protagonisti i “Game of Thrones”, Thor Bjornsson, ka bërë të ditur humbjen e fetusit që mbante gruaja e tij përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

    Aktori, i njohur për rolin e tij si “The Mountain” në serialin e njohur të HBO, njoftoi se vajza e tij Grace Morgan Hafthorsdottir lindi para kohe në javën e 21.5 (një shtatzëni konsiderohet e plotë në javën e 40-të).

    I tronditur nga humbja e madhe, aktori ka shkruar në mbishkrimin e postimit:

    “Me pikëllim të madh njoftojmë lindjen e vajzës sonë Grace Morgan Hafthorsdottir e cila lindi më 8 nëntor në javën e 21.5 të shtatzënisë. Ne zbuluam se zemra e saj kishte pushuar së rrahuri. Fjalët nuk mund të përshkruajnë dhimbjen tonë në këtë humbje apo lumturinë që mundëm të kalonim kohë me vajzën tonë. Ajo është absolutisht e bukur, me qerpikë biondë dhe një buzëqeshje të vogël për mamin dhe babin. Dashuria që ndjejmë për të është e madhe. Trishtimi që ndiejmë do të jetë me ne përgjithmonë, por edhe dashuria. Të gjitha shpresat dhe ëndrrat tona për të janë zhdukur, por e di që ajo do të jetë përsëri me ne. Shpirti i saj do të jetojë përmes nesh dhe vëllezërve e motrave të saj. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë, ndërsa jemi të pikëlluar për këtë humbje të padurueshme. Faleminderit të gjithëve për fjalët tuaja të mira dhe mbështetjen”, ka shkruar Thor./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme12 Gusht 2025
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit....
    Kronika12 Gusht 2025
    Policia e Kosovës, me anë të raportit të saj 24-orësh ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe në vend janë raportuar...
    Kronika12 Gusht 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar mbi 2 mijë gjoba trafiku. Në...
    Të tjera
    Sport12 Gusht 2025
    Benjamin Sesko është nga blerjet e mëdha të Manchester Unitedit këtë sezon. Ai përkrah Mbeumos dhe Cunhas, shihen si përforcimet e mëdha...
    Lajme12 Gusht 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh për...
    Kronika12 Gusht 2025
    Një person mbeti i  vdekur dhe 10 të tjerë janë lënduar nga aksidenti i djeshëm në Komoran ku u përfshinë gjashtë vetura....
    Bota/Rajoni12 Gusht 2025
    I mituri 15-vjeçar që i kishte mbijetuar aksidentit rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka humbur jetën në spitalin e...
    Lajme12 Gusht 2025
    Dokumentari që sjell në dritë të vërtetën dhe dhimbjen e Kosovës gjatë luftës, me rrëfimin e mbijetuares së dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi...
    Kronika12 Gusht 2025
    Një përleshje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Edit Durham” në Prizren. Policia ka arrestuar një burrë të dyshuar, i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.